Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Shqipëri kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në takimin informues, promovues me temë: “Mbi programet e studimit pasuniversitar në Mbretërinë e Bashkuar “Chevening Fellowships”, me fokus “Chevening Western Balkans Cyber Security Fellowship trajnimin 10-javor në fushën e Sigurisë Kibernetike, i cili do të zhvillohet nga shtatori deri në nëntor 2025 në Londër, Cranfield University”, si mundësi për t’u bërë pjesë e Chevening Alumni Groups”.
Aktiviteti do të zhvillohet në datë 13 shkurt 2025, ora 14.00, në sallën “5” të Shkollës së Magjistraturës.